Drejtori i Onkologjisë në QKUK dhuron gjak për pacientët onkologjikë në Prizren

15:26 | 29 Janar 2026
drejtori-i-onkologjise-ne-qkuk-dhuron-gjak-per-pacientet-onkologjike-ne-prizren

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, Ilir Kurtishi, ka dhuruar gjak në mënyrë vullnetare për pacientët onkologjikë, pas ofrimit të shërbimeve onkologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurtishi ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe humanizmit në përballjen me sëmundjet e rënda, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është jetik për pacientët që luftojnë çdo ditë për jetën.

“Në këtë betejë të vështirë, çdo pikë gjaku është shpresë, çdo gjest është mbështetje. Humanizmi nuk është vetëm pjesë e profesionit tonë, por detyrim njerëzor”, ka shkruar Kurtishi.

Komento: