“Liria ka emër”: Drejtësia nuk guxon të politizohet

21:56 | 29 Janar 2026
“liria-ka-emer”:-drejtesia-nuk-guxon-te-politizohet

Shoqata “Zonjat”, e përbërë nga pensionistet e Ferizaj, ka shprehur mbështetjen për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë për drejtësinë e çlirimtarëve të Kosovës.

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, vizituan shoqatën, ku u pritën me respekt dhe solidaritet nga anëtaret. Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha tha se mbështetja e pensionistëve është dëshmi e fuqishme se kjo kërkesë për drejtësi vjen nga vetë shoqëria.

“Brezat që e kanë përjetuar historinë e Kosovës e dinë më së miri pse drejtësia nuk guxon të politizohet”, deklaroi ajo.

Derisa Ismail Tasholli deklaroi se ky marsh është zë i ndërgjegjes kolektive.

“Kur pensionistët, nënat dhe gjyshet dalin në mbështetje të drejtësisë për çlirimtarët, kjo e bën edhe më të qartë se kauza jonë është e drejtë dhe e përbashkët”, deklaroi Tasholli transmeton Klankosova.tv.

Shoqata “Zonjat” i bëri thirrje qytetarëve të Ferizajt dhe më gjerë të bashkohen në marsh, ndërsa platforma do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës për mobilizim sa më të gjerë. Derisa po sot gjatë ditës, përfaqësuesit e “Liria ka emër” patën takim edhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ku edhe këtij ia prezantuan aktivitetet me rastin e marshit për drejtësi që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinës. Me këtë rast Aliu tha se lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

“Drejtësia për ata që sakrifikuan për këtë vend nuk guxon të politizohet. I ftoj qytetarët e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për drejtësi të vërtetë për çlirimtarët tanë”, deklaroi Aliu.

Komento: