Faton Peci: Mitrovica do të bëhet me spital të ri

23:26 | 29 Janar 2026
faton-peci:-mitrovica-do-te-behet-me-spital-te-ri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se ky qytet do të bëhet me spital të ri.

Ai të enjten ka pritur në takim ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin tha se ka diskutuar për gjendjen e sektorit të shëndetësisë dhe projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon t’i realizojë në Mitrovicë.

“Spitali i ri, me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore, do të realizohet, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo Qeveria Kurti 3 të formohet”, ka shkruar Peci në Facebook.

Gjatë takimit, Peci tha se është shqyrtuar edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Komento: