
Komuna e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar për planet e saj për ndërtimin e një spitali të ri.
Për këtë qëllim, në zyrën e kryetarit Faton Peci ka shkuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
“Gjatë takimit u diskutua për sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, me fokus të veçantë në projektet që Ministria e Shëndetësisë planifikon të realizojë në Komunën e Mitrovicës. Në këtë kuadër, u trajtua edhe ecuria dhe dinamika e projektit madhor për ndërtimin e spitalit të ri në Mitrovicë”.
Një njoftim, Komuna tha se spitali i ri pritet të ndërtohet “me hapësira moderne dhe me të gjitha shërbimet shëndetësore”, ndërsa implementimi i tij do të fillojë sapo të formohet Qeveria.
“Po ashtu, u shqyrtua edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të QKMF-së. Kryetari z.Faton Peci theksoi se Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë, në mënyrë që ky projekt madhor të jetësohet sa më parë”.