Përfundon intervistimi i Faton Pecit për grantet, flasin nga Prokuroria Speciale

14:08 | 30 Janar 2026

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh ish-ministër i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale në rastin e granteve.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Klankosova.tv mëson se një ditë më parë rreth të njëjtit rast është intervisutar edhe ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ky rast ishte ngritur nga opozita në nëntorin e 2024-ës, pas dyshime për keqpërdorime të granteve në bujqësi

Komento: