Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

15:56 | 30 Janar 2026
komuna-e-prishtines-njofton-se-jane-shtyre-afatet-per-pagesen-e-tatimit-ne-prone

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave ka vendosur për të shtyrë afatet e pagesës së tatimit në pronë për vitin 2026.

Afati për lëshimin e faturave është shtyrë deri me datë 31 mars 2026 derisa afati për pagesën e këstit të parë deri më 30 qershor.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026:Afati për lëshimin e faturave: deri më 31 mars 2026, Afati për pagesën e këstit të parë: deri më 30 qershor 2026Ky vendim siguron më shumë kohë për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë”, thuhet në njoftim

Komento: