Barcelona ka marrë oferta për gjashtë lojtarë që synon të i shesë në afatin kalimtar të verës.
Malcom, Jasper Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Nelson Semedo, janë këta futbollistë të cilët nuk janë në planet e Barçës, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, Mundo Deportivo pretendon se kampionët spanjollë janë duke pritur për të marrë një vendim për të ardhmen e secilit prej këtyre lojtarëve derisa të jetë e qartë nëse Philippe Coutinho do të qëndrojë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.
Nuk ka pasur ende oferta për brazilianin, por Barça thuhet se është i prirur të shesë Coutinho gjatë sezonit./ORAinfo/