
Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se dy grupe të fuqishme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje që sot në Kuvendin e Punës të LDK-së të mos i jepet më besimi kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Sipas këtyre burimeve, pas rrëzimit të Abdixhikut, është planifikuar të emërohet një ushtrues detyre dhe koordinator që do ta udhëheqë partinë në procesin e zgjedhjeve të brendshme. Ky rol pritet t’i besohet Lutfi Hazirit.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme, sipas burimeve, pritet të zgjasë deri në muajin nëntor, kur edhe do të zgjidhet udhëheqësi i ri i LDK-së.
Dy grupet që kanë arritur këtë ujdi janë duke punuar që sot, përmes votimit të fshehtë në Kuvendin e Punës, të sigurojnë votat kundër Abdixhikut.