Vendoset përfundimisht ku do të zhvillohet ndeshja mes Milanit dhe Comos

15:08 | 31 Janar 2026

Një debat i madh ka ekzistuar muajt e fundit për ndeshjen Milan – Como, e cila ishte kërkuar të zhvillohej në Perth të Australisë.

Arseja për këtë kërkesë ishte pasi, me datën 8 shkurt kur ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja, në stadiumin ”San Siro” në të njëjtën ditë do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht se ka pasur negociata për disa muaj, me autoritete dhe organe të ndryshme drejtuese, leja përfundimtare që ndeshja të luhej në Australi nuk u dha.

Nëse kjo do të ishte miratuar, do të kishte qenë hera e parë që një ndeshje e Serie A, të luhej jashtë kufijve të saj kombëtarë.

Në fund është vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin ”San Siro”, por me një datë tjetër.

Kësisoj, ndeshja mes Milanit dhe Comos është caktuar për datën 18 shkurt, më fillim nga ora 20:45.

Komento: