“Sëmundja e mamit…”/Momenti më i vështirë, Armela shpërthen në lot: Vetëm atë kam…

19:20 | 31 Janar 2026

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tënde, që të kesh menduar se ky është fundi?

Momenti kur kemi marrë vesh që mami është e sëmurë. Ai ka qenë fundi im. Ka qenë gjëja që unë i frikësohesha në shumë, që të mos sëmurej edhe njëherë me një sëmundje të rëndë. Dhe thoja unë atë kam, nuk kam tjetër. Kjo ka qenë më e keqja, se duhet të bëhesh e fortë për njeriun tjetër.

Je shumë e lidhur me mamin?

Shumë fare. Ekstrem. E kam pikë të dobët dhe pikë të fortë njëkohësisht. Shumë herë nuk kam dashur të bëj gjëra se nuk e kam gjetur veten gati, ose nuk kam qenë adapte për ta bërë dhe gjithmonë më ka shtyrë mami. Edhe kur kam qenë adapte por jo në ‘mood’ për ta bërë atë gjë, thoja po e bëj se do i bëhet qejfi mamit.

Si të thërret ajo me përkëdheli?

Mami është pak e ftohtë, nuk është shumë e fjalëve sa është e veprave. Nuk është se më thërret me një emër specifik, më thërret gjithmonë Mela. Por po dëgjova që më thërret Armela, gjej vend e futu (qesh).

Komento: