Mbetën të lënduar tre persona, momenti kur vetura godet të rinjtë në Kodrën e Trimave, pamje

23:26 | 31 Janar 2026

Tre të rinj kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe të shtëna me armë.

Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Ndërsa pak më parë, janë ndarë edhe pamje nga momenti se kur vetura godet një grup të rinjsh.

Komento: