Rritje e temperaturave e reshje shiu – Parashikimi i motit për javën e parë të shkurtit

00:26 | 01 Shkurt 2026
rritje-e-temperaturave-e-reshje-shiu-–-parashikimi-i-motit-per-javen-e-pare-te-shkurtit

Mendimi për Motin, ka njoftuar se sipas parashikimeve, gjatë javës së parë të shkurtit pritet të ketë më shpesh periudha me të reshura.

Në njoftim shtohet edhe se, ka trend të rritjet së temperaturave, ku maksimalet pritet të jenë rreth 10 gradë, kurse minimalet rreth 5 gradë celsius.

Postimi:

Periudha me shi javën e parë të shkurtit.  Temperatura mbi mesatare.

Mendimi për motin – 30.01.2026 – Trendet dyjavore

Sipas parashikimeve të fundit, javën e parë të shkurtit, po paraqiten më shpesh periudha me të reshura, me gjasë kryesisht të shiut, meqenëse temperaturat kanë një trend të rritjes sipër vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.  Maksimalet shkojnë deri në 9C e 10C, me gjasë deri në 12C e 13C, sipas disa modeleve.  Minimalet shënojnë rritje gjithashtu në 2C e 5C.  Temperatura të larta mbeten me kalimin në javën e dytë të shkurtit, pas datës, 9.  Maksimalet përreth 7C e 10C, por me një tendencë të rënies.  Kohëpaskohe paraqiten kushte për të reshura shiu, por në pjesën e dytë mund të përzien me borë, me rënie të temperaturave minimale më pranë vlerave prej 0C.

Komento: