Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

08:56 | 01 Shkurt 2026
martens-e-kritikoi-osmanin-me-gjuhe-te-ashper,-i-reagojne-nga-presidenca:-te-te-vije-turp-nga-vetja

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens i ka reaguar me gjuhë ashpër presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se dokumentari ‘Melania’’ i Melania Trump, ka pasur premierën në Kosovë nën kujdesin e Presidentes.

‘’A ia ka vënë ndokush ndonjëherë në dukje presidentes në largim të Kosovës se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime të vendit tënd dhe prostitucionit intelektual vetë-poshtërues? Zonja Osmani nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë’’, ka shkruar ai.

Martensit i ka reaguar Rinor Nuhiu, këshilltar i presidentes Osmani. Ai ka thënë se është e gërditshme që një presidente shteti të quhet ashtu.

“Kjo është e sëmurë. Duhet të jesh i turpëruar për veten”, ka shkruar Nuhiu në “X”.

Komento: