
Mjegulla dhe erërat e forta në Brezovicë kanë bërë që të merret vendimi për lënien jashtë funksionit të dy teleferikëve.
Sipas Brezovica.info vendimi është marrë me qëllim që të garantohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në majë të pistave të skijimit, duke përfshirë mjegullën dhe erërat e forta, është marrë vendim që dy teleferikë të mos funksionojnë sot, me qëllim që të sigurohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura. Kontrolli i radhës për motin dhe sigurinë është planifikuar për orën 12:00”, thuhet në njoftim.
Faqja ka bërë të ditur se teleferiku i skijimit Munika është në funksion dhe i hapur për përdorim.
Në një video të publikuar më herët nga faqja, ku shihet duke rënë borë e dendur, bëhet thirrje që skiatorët të kenë kujdes të shtuar.