Spalletti dhe detaji në kyçin e dorës; historia e orës së 100 vjetorit të Juventusit

12:42 | 01 Shkurt 2026

Luciano Spalletti u shfaq në konferencën për shtyp për të disktuar për ndeshjen me Parmën. Por ishte një detaj që nuk mbeti pa u vënë re.

Në kyçin e dorës së trajnerit u shfaq një pjesë koleksioni që u komentua menjëherë nga më të vëmendshmit; një Swatch historik i prodhuar në 1997 për të festuar 100 vjetorin e Juventusit.

Një objekt i rrallë, fryt i një bashkëpunimit të vjetër mes markës së njohur zvicerane të orëve dhe klubit torinez, që trajneri e kishte gjetur mes propozimeve të njëkoleksionisti.

Por pas kësaj zgjedhjeje për ta vënë në dorë këtë orë nuk është vetëm shija për gjërat antike apo homazhi për historinë e klubit me të cilin ai punon aktualisht. Spallettit, që gjithnjë ka qenë i apasionuar pas orëve, ia tërhoqi vëmendjen një detaj kromatik shumë personal.

Ngjyrat e rripit të orës, verdhë e zi, i risjellin në kujtesë ato të Avane, skuadra ku ai ka bërë hapat e parë në një fushë futbolli. Një ndërthurje e kujtimeve dhe stilit që bashkohen me të kaluarën e lavdishme të Zonjës së Vjetër, në zemrën e trajnerit toskan.

Komento: