
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri më tani janë intervistuar 34 nga gjithsej 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në pesë komuna të rajonit të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se 34 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Preteni tha po ashtu se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i votave”.