Ramadani parasheh që vendi shkon në zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje të madhe politike për President

14:56 | 01 Shkurt 2026
ramadani-parasheh-qe-vendi-shkon-ne-zgjedhje-te-reja-nese-s’ka-marreveshje-te-madhe-politike-per-president

Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës parasheh që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Kjo si pasojë e afateve të shkurta deri në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, i cili duhet të ketë 2/3 e votave në Kuvend.

Postimi i plotë:

Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuat Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht!

Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!

A po shkon vendi në zgjedhje sërish?

Komento: