
Pasi aludohej prej kohësh, këngëtari dhe aktori Bes Kallaku ka konfirmuar zërat për nisjen e një romance të re, pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Aktori ka përshëndetur publikisht personin së cilës i dedikohej tatuazhi i tij i fundit.
“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”, u shpreh Besi.
Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, ndërsa aludimet për romancën e re nisën kur aktori publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz.
