
Ndryshimet e motit dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion në disa zona të vendit, pasditen e së dielës.
Situata më problematike është raportuar së fundmi në lagjen Arbëria pranë varrezave, ku rruga është bërë thuajse e pakalueshme.
Si pasojë e borës së grumbulluar dhe kushteve të vështira atmosferike, shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë, pa pasur mundësi të vazhdojnë lëvizjen.
Ndryshe, IMK ka paralajmëruar ndryshime moti në vend dhe rajon.