Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen disa vetura

08:56 | 02 Shkurt 2026
aksident-ne-rrugen-prishtine-–-podujeve,-perfshihen-disa-vetura

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë – Podujevë, afër fshatit Vranidoll, ku janë përfshirë disa vetura. Për pasojë, ura ishte bllokuar dhe qarkullimi u ndërpre përkohësisht, ndërsa autoritetet dolën në vendngjarje.

Mediat kanë kontaktuar Policinë për detaje shtesë mbi aksidentin dhe është në pritje të përgjigjes. Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar.

Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.

Komento: