Rona së shpejti do të bëhet nënë, merr dhuratën më të bukur

17:46 | 09 Qershor 2019

Ajo së shpejti pritet të bëhet nënë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu është shtatzënë. Lajmin për shtatzaninë e saj e ka bërë të ditur në promovimin e albumit të saj “Mindil” dhe këtë album ia ka dedikuar fëmijës së saj të parë, shkruan rtv21.

Sot, ajo pranoi një dhuratë të veçantë nga miket e saj, një album për bebe.

Këtë dhuratë të bukur e ndau me ndjekësit e saj përmes disa storieve në Instagram. Rona në shtator të vitit të kaluar i ka dhënë fund beqarisë.

Komento: