Janina Ymeri: Nuk është KQZ vendi me u tregu patriotë e nacionalist

09:26 | 02 Shkurt 2026
janina-ymeri:-nuk-eshte-kqz-vendi-me-u-tregu-patriote-e-nacionalist

Janina Ymeri nga LDK ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se KQZ nuk është vendi për të treguar patriotizëm, por që kjo mund të bëhet në energji e ekonomi, siç shkruan ajo mos me pasë bashkëpunim me Serbinë.

“Nuk është KQZ vendi me u tregu patriotë e nacionalist kur ka pas mundësi me u tregu të tillë në energji elektrike e ekonomi edhe mos me pas bashkëpunim me Serbi. Aktualisht ka dy pista hetimi, bile një nga Prokuroria Speciale, se si në udhëheqje nga partia e pushtetit që bën lojëra në KQZ kinse patriot, është bashkëpunuar me biznes e kompani publike serbe, në dëm të Kosovës. #bollmamemashtrime”, ka shkruar Ymeri.

Komento: