
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo deklaroi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi ajo.
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen disa vetura