Zhduken dy persona, një në Gjilan e tjeteri në Fushë Kosovë

09:56 | 02 Shkurt 2026
zhduken-dy-persona,-nje-ne-gjilan-e-tjeteri-ne-fushe-kosove

Një person është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 31.01.2026 në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë / 31.01.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

—————–

Një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

“Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan /01.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Komento: