
36 vjeçari që mbeti i plagosur dje nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë, aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin, janë dhënë detaje të reja ku tregohet se ngjarja fillimisht kishte nisur si një përplasje verbale.
Sipas informatave që janë dhënë nga vendi i ngjarjes, fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armës ndaj një personi, i cili ka pësuar plagë në këmbë.
Të shtëna në Mitrovicë, plagoset një person, arrestohet i dyshuari