Tentim vjedhja në artari në Kaçanik, paraburgim për dy shtetasit serbë e tre kosovarët – ja çfarë skenari patën

20:26 | 02 Shkurt 2026
tentim-vjedhja-ne-artari-ne-kacanik,-paraburgim-per-dy-shtetasit-serbe-e-tre-kosovaret-–-ja-cfare-skenari-paten

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.M., B.H., S.F., shtetas të Republikës së Kosovës dhe D.T., M.M., shtetas të Republikës së Serbisë, “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje dhe në tentativë vjedhja e rëndë”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Zajrete Muhaxheri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar,

“se më datë 1 shkurt 2026, rreth orës 01:45, në Kaçanik në një artari, të pandehurit në bashkëkryerje dhe tentativë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, me përdorimin e forcës dhe duke thyer kanë tentuar të depërtojnë në artari, në atë mënyrë që i pandehuri B.H., kishte komunikuar vazhdimisht me telefon me të pandehurin M.M., për të kryer këtë vjedhje dhe të përgatitur me mjete shufre metalike (hebell), një palë dana, 5 çelsa të ndryshme, 3 kaçavida, një mjet i mprehtë skalper dhe doreza, ku të pandehurit M.M. dhe D.T., kanë thyer rrethojat e dritareve të hekurave duke tentuar që të futen brenda në artari, ndërsa tre të pandehurit B., R. dhe L., ishin duke qëndruar në automjetin pikap VË Caddy , pronë e L., të cilët ishin duke vëzhguar situatën, dhe shofer i kësaj veture ishte B.H., pastaj të njëjtit janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryejnë vjedhjen”, thuhet ne njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Njoftimi i plotë:

Komento: