Ymeri e LDK-së: Për një vit Kosova importoi rrymë nga Serbia në vlerë mbi 3.2 milionë euro

08:26 | 03 Shkurt 2026
ymeri-e-ldk-se:-per-nje-vit-kosova-importoi-rryme-nga-serbia-ne-vlere-mbi-3.2-milione-euro

Janina Ymeri nga LDK ka thënë se Kosova vetëm për një vit ka importuar rrymë nga Serbia në mbi 3.2 milionë euro.

Ajo i ka quajtur filma deklarimet e zyrtarëve të VV-së se gjoja po e mbrojnë Kosovën nga Serbia.

“Për një vit, Kosova ka importuar rrymë nga Serbia 3,234,127.98 Euro ose mbi 3.2 Milionë Euro. (Dogana e Kosovës)Mesatarisht çdo ditë, 8,860 Euro para për rrymë për Serbinë. Tash këta filmat me konferenca e zvarritje të proceseve se kinse Kurti e partia e tij po e mbron Kosovën nga Serbia i rikujtoni vet në ndërkohë që ne i paguanim Serbisë para për rrymë, e për çfarë jo tjetër”, ka shkruar Ymeri.

Komento: