Pestova Shpk me brendet VIPA bën histori: Kompania e parë në Kosovë me barkodet ndërkombëtare GS1

14:56 | 03 Shkurt 2026
pestova-shpk-me-brendet-vipa-ben-histori:-kompania-e-pare-ne-kosove-me-barkodet-nderkombetare-gs1

Kompania vendore Pestova Shpk, përmes produkteve të saj të brendit VIPA, është bërë kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barkodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet zyrtarisht me vend origjine “Republic of Kosovo” në sistemin global të identifikimit të produkteve, shkruan Gazeta 10.

Ky hap i rëndësishëm u realizua përmes GS1 Kosovo, pjesë e rrjetit botëror GS1, standard që përdoret nga tregjet, distributorët dhe zinxhirët më të mëdhenj të shitjes në nivel global.

Me pajisjen me këto barkode, produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme ndërkombëtarisht, duke hapur rrugën për eksport dhe integrim në tregjet globale, si dhe duke shënuar Kosovën zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve.

Ky zhvillim konsiderohet një moment historik për industrinë vendore, duke krijuar mundësi të reja për prodhuesit kosovarë dhe duke forcuar prezencën e Kosovës në tregtinë ndërkombëtare./Gazeta 10

Komento: