
Një burrë në Gjakovë ka lënduar veten me thikë dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshje që kishin.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor”.
Ajo tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.