Skandali i mbetjeve të rrezikshme në Durrës, 33 masa sigurie – në pranga zyrtarë dhe biznesmenë

16:56 | 03 Shkurt 2026
skandali-i-mbetjeve-te-rrezikshme-ne-durres,-33-masa-sigurie-–-ne-pranga-zyrtare-dhe-biznesmene

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar dhjetëra masa sigurie pas përfundimit të hetimit lidhur me mbetjet e rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 33 masa sigurie për mbetjet e kompanisë “Kurum” të nisura rreth 1 vit më parë nga porti më i madh në vend, mes të cilëve janë zyrtarë të doganave dhe mjedisit si dhe biznesmenë drejtues të kompanisë. Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”.

Masat e sigurisë

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg,
Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg,
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg,
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg,
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg,

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg,
Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg,
Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg,
Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg,
Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg,

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak,
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg,
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg,
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg,
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg,
,
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg,
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg,
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg,
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg,
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg,

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg,
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg,
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg,
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg,
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak,

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak,
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg,
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak,
B.T Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak,

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak,
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg,
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak,
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg.

Rreth 2,100 tonë total metrikë mbetjesh të dyshuara të rrezikshme të paketuara në 102 kontejnerë u kthyen në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri, më 27 tetor 2024, nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro pasi të kenë lundruar të gjithë. Grupi mbikëqyrës ndërkombëtar, Basel Action Network (BAN), pas një informacioni nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranziti dhe vendin e synuar të Tajlandës për dërgesën masive.

Pas paralajmërimit, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe BAN më pas mori garanci nga linjat e transportit të përfshirë – Maersk dhe Kompania Mesdhetare e Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e tyre origjinal të shkarkimit – Porti i Durresit ne Shqiperi. Në një letër të dytë drejtuar qeverisë, BAN i bëri thirrje edhe një herë Shqipërisë që në mënyrë transparente të mostrojë dhe testojë mbetjet e rrezikshme të dyshuara dhe të ndajë një kampion të ndarë me BAN. BAN është gati të mbërrijë në Durrës për të marrë pjesë në vëzhgimin dhe marrjen e një kampioni të ndarë pas mbërritjes së anijes në Shqipëri. /euronews/

Komento: