
Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta ka gati super goditjen e parë për merkaton e verës.
Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Dayot Upamecano me parametra zero.
Francezit i skadon kontrata me Bavarezët në verë dhe Marotta ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Upamecanos.
Kartoni i Upamecanos vlerësohet 70 milionë euro dhe në rast se Marotta arrin të sigurojë shërbimet e francezit me kosto zero, do të ishte një tjetër kryevepër.