
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve njofton se sezoni i gjuetisë në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht nga data 2 shkurt, duke ndaluar çdo formë të gjuetisë pas kësaj date.
Fondacioni apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet gjuetie që vërejnë, qoftë drejtpërdrejt në terren, përmes fotografive, videove apo postimeve në rrjetet sociale. Të gjitha raportimet do të trajtohen me anonimitet të plotë.
Sipas ligjit, gjuetia jashtë sezonit të lejuar konsiderohet vepër penale.
Fondacioni ka njoftuar se do të raportojë çdo rast të gjuetisë së paligjshme, si në terren ashtu edhe online, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.
“Mbrojtja e jetës së egër është përgjegjësi e përbashkët. Nëse hasni në gjueti të paligjshme, raportoni në Polici, Prokurori apo tek organizata jonë në [email protected]”, njofton Fondacioni.