Ambasada britanike në Kosovë ka një njoftim lidhur me vizat: Nga 25 shkurti, vizitorët pajisen me viza elektronike

12:26 | 04 Shkurt 2026
ambasada-britanike-ne-kosove-ka-nje-njoftim-lidhur-me-vizat:-nga-25-shkurti,-vizitoret-pajisen-me-viza-elektronike

Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuara po kalon në format digjital.

Në njoftim bëhet e ditur se nga 25 shkurti 2026, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për vizë do të pajisen vetëm me eVisa.

‘’Sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po kalon në format digjital.

Nga 25 shkurti 2026, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë nevojë për vizë do të pajisen vetëm me eVisa.

eVisa zëvendëson ngjitëset e vizave (vignette) në pasaporta’’, thuhet nga ambasada.

Komento: