MAShT cakton datat e provimit të maturës shtetërore

12:26 | 04 Shkurt 2026
masht-cakton-datat-e-provimit-te-matures-shteterore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim lidhur me organizimin e provimit të maturës shtetërore për këtë vit.

Sipas vendimit të MAShTI-t, afati i parë i provimit të maturës shtetërore do të mbahet më 20 qershor, ndërsa afati i dytë është caktuar për datën 29 gusht.

Ministria u ka bërë thirrje nxënësve që të përgatiten me kohë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për detaje shtesë rreth organizimit të provimit./Gazeta10

Komento: