Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë në Samitin Botëror të Qeverisjes

13:26 | 04 Shkurt 2026
osmani-takohet-me-presidenten-e-tanzanise-ne-samitin-boteror-te-qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me homologen e saj nga Tanzania, Samia Suluhu, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Takimi u zhvillua në Samitin Botëror të Qeverisjes.

“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Tanzanisë”, ka shkruar Osmani.

Komento: