Peci për prishjen e koalicionit me LDK-në në Mitrovicë: Nuk mundesh me pretendu me 3% me qenë nënkryetar i komunës

13:26 | 04 Shkurt 2026
peci-per-prishjen-e-koalicionit-me-ldk-ne-ne-mitrovice:-nuk-mundesh-me-pretendu-me-3%-me-qene-nenkryetar-i-komunes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Faton Peci, ka deklaruar se prishja e koalicionit të GUXO-VV ME LDK-në ka ardhur si pasojë e kërkesave që sipas tij, nuk ishin në përpjesëtim me fuqinë politike të partnerëve në Kuvendin Komunal.

Peci tha se gjatë mandatit ka pasur qasje bashkëpunuese me shumicën e partive politike dhe asamblistëve, por theksoi se nuk është e pranueshme që një subjekt me përqindje të vogël të kërkojë poste dhe përgjegjësi të shumta në qeverisjen komunale.

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike edhe asamblistëve të cilët janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, po nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi seç të takojnë, e lëre më, do të thotë, të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale. Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.

Komento: