Man Utd refuzon ofertat e klubeve të Serie A për yllin e tyre

16:40 | 04 Shkurt 2026

Manchester United ka vendosur të mbajë mbrojtësin Harry Maguire, duke refuzuar interesin e disa klubeve italiane, edhe pse kontrata e tij po hyn në muajt e fundit.

Klubi anglez duket se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një nga lojtarët e tij më me përvojë në mbrojtje, sidomos pas formës së tij të përmirësuar nën drejtimin e përkohshëm të trajnerit Michael Carrick.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ofertat nga Serie A nuk kanë bindur United për të finalizuar një transferim, duke treguar se lojtari mbetet një pjesë kyçe e planeve të ekipit.

Maguire ka treguar rritje të besueshmërisë në fushë dhe është rikthyer në një formë që ka bindur trajnerin dhe stafit teknik.

Që nga ardhja e Carrick, Manchester United ka regjistruar rezultate të rëndësishme, duke përfshirë fitoret ndaj rivalëve kryesorë si Manchester City dhe Arsenal.

Këto rezultate kanë ndihmuar ekipin të ngjitet në tabelën e Ligës Premier dhe kanë rritur moralin brenda skuadrës.

Maguire ka qenë titullar në secilën nga ndeshjet e para nën drejtimin e Carrick, një shenjë e qartë e besimit të trajnerit në përvojën dhe lidershipin e tij në mbrojtje.

Vendimi i United për të mos shitur Maguire tregon qartë se klubi synon të mbajë një bërthamë të fortë lojtarësh me eksperiencë, ndërkohë që kërkon të konsolidojë pozitat e tij në Ligën Premier dhe të rikthehet në garën për vendet evropiane.

Komento: