Arianit Koci tregon pse u largua nga organizimi i protestues kundër shtrenjtimit të rrymës

16:56 | 04 Shkurt 2026
arianit-koci-tregon-pse-u-largua-nga-organizimi-i-protestues-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes

Avokati Arianit Koci ka sqaruar vendimin e tij për t`u tërhequr nga organizimin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka treguar arsyeje pse e ka ndërmarr një veprim të tillë.  Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se është tërhequr nga roli i organizatorit të protestës në mënyrë që të mos dëmtohet kauza nga sulme personale apo dyshime për konflikt interesi.

“U tërhoqa nga roli i organizatorit të protestës për shtrenjtimin e rrymës, që kauza të mos dëmtohet nga sulme personale apo dyshime për konflikt interesi. Jam avokat prej një kohe të gjatë dhe kam përfaqësu klientë të ndryshëm. Kam edhe rreth të gjerë shoqëror. Pas një analize, vlerësova se mund të krijohej përshtypje për konflikt interesi – nëse jo ligjor, atëherë moral e politik. Në një situatë të tillë, vëmendja do të largohej nga çështja te personi”, ka shkruar Koci.

Komento: