
Artane Rizvanolli, deputete e zgjedhur e Vetëvendosjes, tha se vendi duhet “të sakrifikojë” me rritje të importeve të rrymës për shkak se blloqe të KEK-ut duhet të riparohen.
Por, Janin Ymeri e Lidhjes Demokratike e Kosovës s’po e blen këtë. Ajo tha se nga këto “sakrifica” fiton kompania NOA dhe tregtarët e rrymës.
Postimi i plotë:
Matematika e ‘sakrificës’ sipas Ministres nga viti 2025 është:
B2 nuk ka punu 154 ditë (gjysëm viti) dhe sot thuhet se ka 35MW shtesë. 35MW kemi pas mundësi shlirë me nji central me erë ose solarë me i kriju pa problem.
Sa për kohën e modernizimit të B2 kemi pas mundësi me zëvendësu me plan vjetor të importit.
Por jo! Tash duhet të paguajmë import që është bërë çdo ditë pa plan.
Gjithsesi, sakrifica ka bërë që B2 e kemi modernizu për 259 Milionë Euro import vjetor shumicën nga Noa (të dhënat deri në shtator).
Kush përfitoj këtu? Tregtarët bile në hetime që përfshihet edhe Elektroprovreda e Serbisë.
Kush po sakrifikon? Ne, si në vitin 2022, 2023, 2024 e tash 2025.