Rritje alarmante e rasteve me fruth në Amerikë

08:56 | 05 Shkurt 2026
rritje-alarmante-e-rasteve-me-fruth-ne-amerike

Organizata Panamerikane e Shëndetësisë (PAHO) paralajmëron për një rritje të fortë të rasteve të fruthit në Amerikë, duke kërcënuar statusin e eliminimit në ShBA dhe Meksikë. Vetëm tre javët e para të 2026-së regjistruan 1,031 raste, ndërsa gjatë 2025 u konfirmuan 14,891.

Shpërthimet më të mëdha janë në Amerikën e Veriut. Në ShBA u regjistruan 2,242 raste në 2025, duke përfshirë një shpërthim të madh në Karolinën e Jugut me 876 raste, ndërsa në Teksas dy fëmijë të pambrojtur vdiqën, raporton “Al Jazeera”.

Në Meksikë, 6,428 raste u raportuan vitin e kaluar dhe 740 të tjera vetëm në tre javët e para të 2026-së.

Fruthi është një virus ngjitës që mund të shkaktojë komplikime serioze, por mund të parandalohet plotësisht me vaksinën MMR. Organizata Panamerikane e Shëndetësisë ka kërkuar përforcim të vaksinimit dhe monitorimit epidemiologjik dhe  shqyrtim të situatës në ShBA dhe Meksikë.

Komento: