Arrestohet një person në Skenderaj, e bëri një grua për spital

10:56 | 05 Shkurt 2026
arrestohet-nje-person-ne-skenderaj,-e-beri-nje-grua-per-spital

Një rast i lëndimit trupor është raportuar në Skenderaj.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur, më 4 shkurt 2026, rreth orës 16:00, ku një person dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime, femër.

Si pasojë e incidentit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Komento: