
Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, është takuar me ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Në njoftim, Zyra e BE-së në Kosovë tha se ata reflektuan mbi progresin që Kosova ka bërë në rrugën e saj drejt integrimit gjatë dy dekadave të fundit, si dhe mbi reformat kryesore që janë përpara.
“Është inkurajuese të shohësh një angazhim të fortë për të ardhmen evropiane të Kosovës nga udhëheqësit e kaluar dhe të tashëm”, tha Orav.