Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

11:26 | 05 Shkurt 2026
lutjet-e-mengjesit-ne-shba,-ambasada-ne-washington-i-pret-pjesemarresit-nga-kosova

Ambasada e Kosovës në SHBA ka njoftuar se sot ka mirëpritur të gjithë pjesëmarrësit nga Kosova që do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje.

“Sot në ambasadë patëm kënaqësinë të mirëpresim pjesëmarrësit nga Kosova për Lutjet e Mëngjesit, përfshirë anëtarë të kuvendit, sipërmarrës dhe përfaqësues nga komunitetet dhe mediat”, thuhet në postimin e ambasadës në “X”.

Në fotografitë e postuara shihet ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli, ndërsa disa nga pjesëmarrësit janë Memli Krasniqi, Përparim Rama, Blerta Deliu- Kodra, Vlora Çitaku, Shaqir Totaj, Blerim Isufaj, Armend Zemaj, Enver Hoxhaj e Lutfi Haziri.

Komento: