Moti sot

07:56 | 06 Shkurt 2026
moti-sot

Gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen edhe riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë. 

Komento: