
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar shpenzimet më të larta financiare gjatë tremujorit tetor–dhjetor 2025, sipas raporteve financiare tremujore të partive politike.
Sipas këtyre raporteve, VV ka shpenzuar gjithsej 1,263,372.45 euro, duke lënë pas me diferencë të madhe partitë e tjera parlamentare.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 280,822.87 euro, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 224,859.70 euro shpenzime në të njëjtën periudhë.
Ndërkohë, Lista Serbe ka raportuar shpenzime në vlerë prej 214,070.90 euro, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpenzuar 70,210.08 euro, duke qenë partia me shpenzimet më të ulëta në këtë tremujor./Gazeta10





Më shumë detaje:
https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/