Aksidenti në Emshir: Shoferi humbi drejtimin e automjetit, dëmtoi 8 të tjera – një person i lënduar

09:26 | 07 Shkurt 2026
aksidenti-ne-emshir:-shoferi-humbi-drejtimin-e-automjetit,-demtoi-8-te-tjera-–-nje-person-i-lenduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç tha ajo, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar edhe tetë automjete të tjera që ishin të parkuara pranë një qendre tregtare në lagjen Kalabria.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar tutje Ahmeti.

Komento: