
Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduar ka mbetur një person tjetër.
Rugova tutje tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturash.
“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë,” ka thënë Rugova.