
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka njoftuar edhe se viktima është gjetur sot nga familjarët, dhe se, njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
‘’Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete’’, është thënë nga Policia.
Tutje, Osmani ka bërë të ditur edhe se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML./GE