Pejë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, dy persona të lënduar

20:56 | 07 Shkurt 2026

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Një veturë e ka goditur një motoçikletë rreth orës 18:10 në rrugën “Bill Clinton. Dy persona janë lënduar dhe janë trajtuar. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Komento: