Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

21:56 | 07 Shkurt 2026
vdes-i-riu-nga-drenasi-pas-nje-aksidenti-rrugor,-lladrovci-ngushellon-familjen-bajraktari

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për familjen Bajraktari nga Drenasi pas vdekjes së djalit të tyre Lirim Bajraktari humbi jetën në një aksident rrugor.

 “Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të vështira”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit, raporton Express.

Lladrovci ka theksuar se humbja e një të riu është e rëndë për familjen dhe për gjithë qytetarët tanë, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje në këto momente të rënda.

Komento: